Lajme
“Mbështetje e fortë”, kandidatët e VV’së në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut bëjnë fushatë me foton me Kurtin
Demokracia
15:56 | 16 Prill 2024

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar kandidatët e Vetëvendosjes për deputetë në Maqedoninë e Veriut, që janë pjesë e koalicionit VLEN.

Këtë e ka bërë të ditur kandidati për deputet, Bekim Qoku, në një postim ne Facebook.

Ai tha se me Kurtin janë takuar në Këshillin e Përgjithshëm të VV’së, mbledhja e të cilit u mbajt të dielën.

“Bashkë me kandidatet nga Maqedonia e Veriut, Nafije Selmanin prej Njësisë Zgjedhore 1 (Shkupi), dhe Medine Ukshinin nga Njësia Zgjedhore 2 (Kumanova), takuam kryetarin dhe kryeministrin Albin Kurti, në Këshillin e Përgjithshëm të LVV. Mbështetje e fortë dhe frymëzim i pandalshëm për ndryshim!”, ka shkruar Qoku.

Të ngjashme