Lajme
Mbështeti Serbinë në Euro2024, Abazoviq: Deklarata është keqkuptuar dhe nxjerrë nga konteksti
Demokracia
12:55 | 17 Qershor 2024

Share:

Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka thënë se deklarata e tij për televizionin shtetëror serb se “është tifoz i Serbisë”, është keqkuptuar dhe nxjerrë nga konteksti.

Abazoviq ka thënë sot se është tifoz më së pari i Shqipërisë, e pastaj i përkrah edhe ekipet kombëtare nga rajoni.

“Është dashur të më prezantoni si tifoz i Shqipërisë pasi unë kam ardhur në Gjermani për të përcjell Shqipërinë, dhe pastaj e kam shfrytëzu që të jem në ndeshjen e Anglisë kundër Serbisë. Qëllimi i asaj deklarate për televizionin e Serbisë unë kam thënë se kam ardhur për të mbështetur Shqipërinë në Evropian, por gjithashtu kam thënë se në ndeshjen kundër Anglisë, do t’i japë mbështetje më shumë ekipit të Serbisë”, ka sqaruar Abazoviq.

“Unë jam figurë publike dhe derisa isha në Essen, ku jam i vendosur, më erdhi televizioni shtetëror serb dhe ata më thanë nëse keni mundësi të thoni dy fjalë për kampionatin, i kam thënë pa probleme. Po të kishte ardhur një televizion shqiptar, do të kisha dhënë një deklaratë njësoj”, tha ai.

Ai ka thënë se ka qenë i pranishëm në ndeshjen e Shqipërisë kundër Italisë në Dortmund të shtunën.

“Një atmosferë më të bukur deri më tash e kanë krijuar shqiptarët deri më tani në këtë kampionat”, ka thënë ai.

Në deklaratën e tij për televizionin shtetëror serb, Abazoviq tha se do ta përkrahë Serbinë ndaj Anglisë.

“Nesër mbrëma do të jem në stadiumin në Gelzenkirhen, ku do të mbështesë Serbinë kundër Anglisë. Shpresoj që është koha për befasinë e parë, le të jetë e guximshme, por pse të mos besohet që Anglia mund të bie”, ka thënë Abazoviq.

Politikani shqiptar nga Mali i Zi ka bërë të ditur se shpreson që Serbia do të kalojë fazën e grupeve.

Të ngjashme