Lajme
Mbështetësit e Trumpit po e akuzojnë atë për nxitjen e sulmeve në Kapitol
Demokracia
18:58 | 02 Shkurt 2021

Share:

Një nga një, mbështetësit e guximshëm të ish Presidentit Donald Trump tani po e fajësojnë atë për veprimet e tyre, në ditën kur ata sulmuan Kapitolin, pasi u akuzuan nga prokurorët federalë dhe u përballën me burgun.

Demokratët janë duke vlerësuar nëse kanë nevojë për dëshmitarë, për të nisur rast gjyqësor kundër Trumpit, në gjyqin e fajësimit.

Në këtë pikë, deklaratat mund të jenë më shumë një strategji e marrëdhënieve me publikun sesa një mbrojtje e artikuluar ligjore.

Por mbështetësit e Trump tash janë bashkuar demokratëve për të fajësuar dhe dënuar Trumpin; ata bien dakord që ish-presidenti nxiti kryengritjen vdekjeprurëse që pushtoi Kapitolin në 6 Janar.

Disa momente përpara sulmit në Kapitol, Trump iu tha mbështetësve të tij që “të luftonin” pasi kjo që po ndodhte “nuk mund të tolerohej”, duke përsëritur sërish akuzat se zgjedhjet e 3 nëntorit u vodhën.

Më shumë se 150 njerëz janë akuzuar në lidhje me sulmin, sipas vlerësimit të fundit të CNN./Demokracia

Të ngjashme