Lajme
Mbështetësi i Kurtit pushtohet nga paranoja dhe konspiracionet, thotë se protestueset, sindikatat e mediat po tentojnë puç ndaj Qeverisë
Demokracia
21:53 | 31 Gusht 2022

Share:

Gazetari Gëzim Mekuli, i cili njihet si mbështetës i flaktë i kryeministrit Albin Kurti, duket se po i shfaqen halucinacione.

Ai pjesëmarrjen në protestën për mbrojtjen e grave dhe vajzave, pas përdhunimit të një vajze 11-vjeçare nga pesë meshkuj, e quajti tentim për grushtshtet, shkruan Demokracia.com.

Për puç ndaj qeverisë ai akuzoi edhe sindikatat të cilat janë futur në grevë e po kërkojnë rritje pagash, por edhe mediat.

Postimi i tij i plotë:

Tentim Grusht-shteti në Kosovë

Dhuna nuk mbrohet duke përdorur dhunën si mekanizëm mbrojtës; sot në protestat kundër dhunës pamë dhunë fizike dhe dhunë verbale. Dhuna verbale ishte e shprehur ashpër, tmerësisht ashpër dhe me agresivitet, në pankartata dhe në afishe të shumë protestuesve, ku në mesin e tyre kishte edhe shumë fëmijë dhe të rinjë!

Në Kosovë, siq e kam thënë edhe para 1 viti, kemi elemente të orkestruara grusht-shtetit (puçistë).

Këtij organizmi anarkist e regresiv po i prijnë Sindikatat, OJQ-të (jo të gjitha), dezinformatat, propaganda, lajmi i rremë dhe lufta speciale, e cila po sajohet e po shpërndahet përmes portaleve të ish-pushtetarëve, televizioneve të tyre dhe partive të korruptuara, e të dështuara, gjatë 21 viteve të fundit.

Qeveria e Kosovës duhet të ketë parasyshë këtë kërcënim me elemente të “open Ballkanit” rus/serb mbi demokracinë dhe shtetin e Kosovës, e jo të shtiret kinse nuk po ndodhë hiqgjë.
Nëse Qeveria e Kosovës nuk është në gjendje të luftoj propagandën ruse në Kosovë, atëherë kjo duhet të kërkoj ndihmë dhe këshilla profesionale nga shtetet mike që janë në BE dhe vecanërisht nga SHBA.

Nuk është dobësi më kërku ndihmë, Albin!

Jo, sepse ti dhe demokracia në Kosovë është duke u sulmuar nga elementet putiniste. E kjo është e rrezikshme dhe duhet marrë masa që i lejon Kushtetuta dhe sistemi ynë politik demokratik.

Të ngjashme