Lajme
Mbesa raportoi se s’po mund të kontaktojë me dajën, Policia e gjen të vdekur në banesë
Demokracia
09:40 | 14 Janar 2023
Ilustrim

Share:

Një burrë është gjetur i vdekur në banesën e tij në Fushë Kosovë.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se mbesa e viktimës kishte raportuar në Polici se s’kishte mundur të kontaktojë me dajën e saj, që jetonte vetëm, nga 12 janari.

“HETIM MBI VDEKJEN/Rr. Nënë Tereza, Fushë Kosovë 12-13.01.2023 – 13:00-17:20. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se që nga data 12.01.2023 nuk ka mundur ta kontaktojë dajën e saj (tani të ndjerin viktimën mashkull kosovar) i cili jeton i vetëm në banesë. Njësitë policore në koordinim me prokurorin e shtetit dhe në pajtim me familjarët kanë hapur derën e banesës, ku është hasur viktima mashkull kosovar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor”, thuhet në raportin e PK-së

Policia ka njoftuar se me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, rasti vazhdon të hetohet./Demokracia.com/

Të ngjashme