Lajme
Mbërrin avioni me 149 afganët e parë në Shkup
Demokracia
23:56 | 30 Gusht 2021

Share:

Para pak çastesh është ulur avioni i parë me 149 refugjatët afganë në aeroportin e Shkupit.

Më herët avioni ishte parashikuar të mbërrinte rreth orës 22:30, por ai i vonua per gati një orë.

Ata do të sistemohen fillimisht në një hotel në rrethinat e Shkupit, ndërsa me të zbritur në aeroport fillimisht do të testohen për koronavirus dhe më pas do të transportohen drejt hotelit, shkruan alsat.

Nuk dihet ende numri total i refugjatëve afganë që do të mbërrijnë në vendin tonë, por ky është avioni i parë që ulet në Shkup.

Të ngjashme