Lajme
Mbasin në paraburgim të dyshuarit për falsifikim të rezultateve të votimit
Demokracia
10:27 | 23 Mars 2021

Share:

Gjykata e Apelit ka njoftuar së ka mbetur në fuqi vendimi për A.K dhe S.M, të dyshuarit për falsifikim të rezultateve të votimit.

Sipas njoftimit të gjykatës, të dyshuarit mbesin në paraburgim deri në një muaj, përcjell Demokracia.com.

“A.K. dhe S.M.  po dyshohen nga ana e prokurorisë se kanë kryer veprat penale: “Falsifikimi i rezultateve të votimit”  nga neni 216 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 31  të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK); dhe “Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin”  nga nenin 212 par.4 lidhur me nenin 31 të këtij kodi”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Njoftimi i plotë i Gjykatës së Apelit:

Gjykata e Apelit,  ka lënë në fuqi masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të pandehurve A.K dhe S.M. Kështu, Apeli i ka refuzuar si të pa bazuara ankesat e avokatëve mbrojtës, kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 11.03.2021.

A.K. dhe S.M.  po dyshohen nga ana e prokurorisë se kanë kryer veprat penale: “Falsifikimi i rezultateve të votimit”  nga neni 216 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 31  të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK); dhe “Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin”  nga nenin 212 par.4 lidhur me nenin 31 të këtij kodi.

Gjykata e Apelit vlerësoi se ka bazë ligjore për caktimin e masës së lartëcekur ndaj të pandehurve, meqenëse ekziston dyshimi i bazuar ata kanë kryer veprat penale, për të cilat po dyshohen, e po ashtu ekzistojnë rrethana të posaçme që e bëjnë të besueshme friken se me gjetjen e tyre në liri, mund të pengojnë rrjedhën normale të procedurës penale, të ndikojnë në prova ose dëshmitarë  apo edhe ta përsërisin veprën penale./Demorkacia.com/

Të ngjashme