Sport
Mbappe shkruan historinë, bëhet golashënuesi më i mirë i ri në Ligën e Kampionëve
Demokracia
21:36 | 10 Mars 2021

Share:

Është shënuar goli i parë në ndeshjen Paris Saint-Germain – Barcelona.

Në minutën e 31-të, Kylian Mbappe nga pika e bardhë ka shënuar për epërsinë 1:0 të vendasve, shkruan Demokracia.com.

Ndryshe, ndeshja në fjalë është e vlefshme për fazën 1/8 të Ligës së Kampionëve.

Me këtë gol të shënuar, sulmuesi francez ka regjistruar një rekord historik në historinë e Ligës së Kampionëve.

Si 22-vjeçar, Mbappe është bërë futbollisti më i ri që shënon 25 gola në Ligën e Kampionëve. /Demokracia.com

Të ngjashme