Sport
Mbappe refuzon të marrë pjesë në fotosesionin e Kombëtares franceze, zbulohet arsyeja
Demokracia
19:29 | 19 Shtator 2022

Share:

Kylian Mbappe ka refuzuar të marrë pjesë në fotosesionin e Kombëtares së Francës. Pak muaj para startit të Kupës së Botës, Franca ka një problem që lidhet me Kylian Mbappen. Sulmuesi i PSG nuk do të marrë pjesë në një event fotografik të martën me pjesën tjetër të skuadrës me 14 sponsorë.

Gjithçka lidhet me çështjen e parave dhe të drejtave të imazhit. Një vendim që Mbappe e shpjegoi përmes një deklarate të lëshuar nga përfaqësuesit e tij.

“Mbappé vendosi të mos marrë pjesë në fotosesionin e planifikuar pas refuzimit të Federatës për të ndryshuar marrëveshjen për të drejtat e imazhit të lojtarëve. Ai dhe përfaqësuesit e tij shprehin keqardhje të thellë që nuk ishte e mundur të gjendej një marrëveshje, siç kërkohej, para Kupës së Botës”.

Me pak fjalë, një tjetër problem për Deschamps, që pas dëmtimit të Pogbas, tani duhet të merret me tekat e yllit tjetër të përfaqësueses.

Të ngjashme