Sport
Mbappe pas fitores së madhe ndaj Real Madridit: Nuk kam vendosur ende për të ardhmen
Demokracia
09:11 | 16 Shkurt 2022

Share:

Kylian Mbappe nuk ngurroi të fliste para gazetarëve pas fitores së PSG-së në ndeshjen kundër Real Madridit në fazën e 1/8-ave.

“Ylli” francez ishte më i miri në fushë dhe shënoi golin vendimtar në kohën shtesë. Ai i befasoi madje gazetarët spanjolle kur iu përgjigj pyetjeve me një spanjishte të përsosur, ndonëse me një theks argjentinas për shkak të shokëve të tij. Ai theksoi nuk ka asnjë rëndësi për të ardhmen e tij dhe se ende nuk ka marrë një vendim.

Ndikimi i kësaj ndeshjeje për të ardhmen: “Jo. E di që luaj për një nga skuadrat më të mira në botë. Do të jap gjithçka për pjesën e mbetur të sezonit. Nuk kam vendosur për të ardhmen time”.

Fitorja në “Parc des Princes”: “Jemi të lumtur. Kemi luajtur një lojë të mrekullueshme, ishte shumë e rëndësishme. Ne mbajtëm ritmin e lojës, kemi punuar së bashku, por është vetëm një ndeshje. Jemi gati për sfidën e kthimit”.

Një ndeshje ndryshe për Mbappen: “Unë jam gjithmonë gati për të luajtur. Është normale që njerëzit të flasin për mua. Jam i lumtur që jam lojtar i PSG-së. Do të jap gjithçka për kualifikim”.

Ngrohtësia e fansave: “Është ëndërr për të gjithë njerëzit që të këndojnë emrin tim kështu. Ishte një gol shumë i rëndësishëm”. /Demokracia.com

 

Të ngjashme