Futbollistët e Paris Saint-Germainit janë mbledhur të shtunën e kaluar me rastin e ditëlindjes së mesfushorit, Ander Herreras.
Ish-mesfushori i Manchester Unitedit festoi 32-vjetorin e lindjes, pas fitores 4-2 ndaj Strasburgut në Ligue 1, shkruan Demokracia.com.
Mungesa e vetme që padyshim se ra në sy ishte ajo e super talentit francez, Kylian Mbappe.
I njëjti me mungesën e tij në këtë festë, ndezi edhe më shumë spekulimet e tij për një largim të mundshëm nga gjigantët francez këtë afat kalimtar të verës.
22-vjeçari po lidhet me një kalim të mundshëm te Real Madridi në ditët e fundit të merkatos verore.
Sipas raportimeve në media, Mbappe nuk po pranon të vazhdojë me parisienët. /Demokracia.com