Sport
Mbappe me huqjen më të madhe deri më tani në Euro 2024
Demokracia
22:22 | 17 Qershor 2024

Share:

Franca është duke fituar 1-0 ndaj Austrisë në kuadër të fazës së grupeve në Euro 2024, përkatësisht në Grupin D.

Gjelat dominuan pjesën e parë, ndërsa Kylian Mbappe detyroi mbrojtësin austriak, Maximilian Wober të shënojë auto-gol në minutën e 28-të.

Edhe pjesa e dytë ka nisur me një dominim nga francezët, por që sërish po e kanë të vështirë të shënojnë nga shumë aksione që po krijojnë.

Një rast të madh ka huqur Mbappe që në minutën e 56-të nuk arriti ta fuste topin në rrjetë, përkundër se ishte i vetëm me portierin.

Derisa tentoi ta mposhte me finesë, ylli më i ri i Real Madridit gjuajti jashtë, duke e lënë rezultatin 1-0.

 

 

Të ngjashme