Sport
Mbappe lë nën hije Messin, PSG “shkatërron” Barcelonën, feston edhe Liverpool
Demokracia
22:58 | 16 Shkurt 2021

Share:

Barcelona ka pësuar një tjetër tronditje pas asaj që e pësoi vitin e kaluar nga Bayern Munich, kur u mposht me rezultat 8:2 në Ligën e Kampionëve, shkruan Demokracia.com.

Skuadra e Lionel Messit, është mundur në fushën e vetë, këtë herë nga PSG me rezultat 1:4, në një ndeshje që i tërë spektakli i takoi Kylian Mbappes, që shënoi tre gola, një gol e shënoi Kean. Për Barcelonën realizoi Messi nga penalltia.

Kampioni i Francës me katër gola si mysafirë në “Camp Nou”, sikur e ka kryer gjithë punën dhe takimin kthyes që e zhvillon në Paris pas dy javëve e pret shumë i qetë.

Në takimin tjetër të mbrëmjes së sotme, Liverpoool ka marrë fitore të pritur ndaj Leipzig me rezultat 0:2, në sfidën që u zhvillua në terren neutral në Budapest të Hungarisë.

Salah e Sane shënuan për skuadrën e Jurgen Kloop e cila duket me një këmbë në gjysmëfinale. /Demokracia.com

Të ngjashme