Sport
Mbappe e kanë thirrrur në zyrat e PSG-së, flet trajneri Galtier
Demokracia
08:51 | 08 Prill 2023

Share:

Trajneri i Paris Saint-Germain, Christophe Galtier, ka konfirmuar se pronarët e klubit kanë folur me Kylian Mbappen për postimin e tij të fundit në rrjetet sociale.

Sulmuesi shkaktoi polemika në fillim të kësaj jave pasi ai u shkëput nga një fushatë marketingu që synonte të tërheqë shitjet e biletave sezonale të PSG-së për sezonin e ardhshëm.

PSG publikoi një përditësim për mbajtësit e biletave sezonale të vitit të ardhshëm, duke u kërkuar tifozëve të rinovojnë biletat për sezonin 2023-24, me videon promovuese dhe imazhet që shfaqin shumë Mbappen.

Fituesi i Kupës së Botës ka reaguar i mërzitur për situatën, duke pretenduar se as ai dhe as përfaqësuesit e tij nuk janë informuar për përdorimin e imazhit të tij, përpara publikimit të tij.

“Sapo kam parë fushatën e riabonimit të klubit për sezonin 2023-2024. Në asnjë moment nuk jam informuar për përmbajtjen e tij me përfaqësuesit e mi”, kishte thënë Mbappe.

“Nuk jam dakord me videon e postuar. Kjo është arsyeja pse unë luftoj për të drejtat individuale të imazhit. PSG është një klub i madh dhe një familje e madhe, por definitivisht nuk është Kylian Saint-Germain”.

Kundërpërgjigja e Mbappes ka çuar në kritika nga disa qarqe, me ish-fituesin francez të Kupës së Botës, Christophe Dugarry, që e etiketoi 24-vjeçarin se kishte shumë ‘ego’ dhe Galtier deklaroi se presidenti i klubit Nasser Al-Khelaifi ka folur me Mbappen.

“Natyrisht që shqetëson Kylian dhe klubin. Sot ai humbi një pjesë të stërvitjes për shkak të një problemi në ijë, por kjo nuk do ta rrezikojë pjesëmarrjen e tij ndaj Nices”, ka thënë trajneri i PSG-së.

“E di që ka pasur shumë diskutime mes menaxhmentit dhe Kylianit. Ngjarja është sqaruar”.

“Presidenti ka ardhur të na shohë dhe ka folur në dhomën e zhveshjes. Gjithçka që u tha qëndron atje. Por, ishte e rëndësishme që presidenti ishte këtu për të biseduar”, ka shtuar më tej Galtier

E ardhmja e Mbappes në Paris vazhdon të jetë një burim spekulimesh të vazhdueshme, me lidhje të vazhdueshme transferimi te Real Madrid, teksa ai përgatitet të marrë një vendim për një tjetër zgjatje të PSG-së në qershor. /Telegrafi/

Të ngjashme