Sport
Mbappe “dridhë” Real Madridin me një përgjigjje të shkurtër, flet për të ardhmen e tij në Paris
Demokracia
13:33 | 04 Prill 2022

Share:

Kylian Mbappe ka nxitur reagime të shumta me deklaratat e tij të fundit lidhur me të ardhmen te Paris Saint Germain.

Lojtari francez, Kylian Mbappe tash e sa muaj lidhet me një kalim të mundshëm te skuadra e Real Madrid. Nga shumë media, gjithçka shihet si punë e kryer.

Por, komentet e fundit të lojtarit kanë bërë të ditur se opsioni për qëndrimin në Francë nuk është zhdukur.

I pyetur nga ‘RMC’ nëse ka gjasa që ai të vazhdojë në Paris, lojtari është shprehur: “Po, sigurisht”.

Kylian Mbappe shënoi dy gola në ndeshjen e sotme të cilën PSG e fitoi 5:1 ndaj Lorient.

Ai po ashtu dha asistin për Neymar dhe atë për Lionel Messi.

Të ngjashme