Lajme
Mbante me forcë një të mitur, në stacionin policor pranon se kishin kryer marrëdhënie
Demokracia
09:47 | 03 Korrik 2024

Share:

Një vajzë e mitur është hasur duke u mbajtur me forcë nga një i dyshuar.

Rasti është evidentuar në Vushtrri paraditen e djeshme, nga policia që po patrullonte në një rrugë, raporton Indeksonline.

Policia ka bërë të ditur se të dyja palët janë shoqëruar në stacion policor në Prishtinë.

Gjatë intervistimit, palët kanë pranuar se me pajtueshmërinë e të dyve kanë kryer marrëdhënie seksuale.

“Me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të ngjashme