Sport
Mban tatuazhin e tij dhe në zonën intime, fansja e çmendur e Messit bën premtimin e radhës nëse Argjentina fiton Botërorin
Demokracia
17:55 | 08 Dhjetor 2022

Share:

Fansja e çmendur e Lionel Messi, “Miss Bum Bumi” ka premtuar se do të bëjë një “super tatuazh” të ri nëse Argjentina fiton Kupën e Botës.

Modelja dhe prezantuesja televizive me origjinë braziliane, Suzi Kortez, është një super fanse e Messit dhe ndan rregullisht foto erotike në rrjetet e saj sociale duke pozuar me fanellat e tij.

Madje, ajo u bllokua nga fituesi shtatë herë i Topit të Artë pasi i dërgoi disa foto seksi.

Megjithatë, kjo nuk e ka zbehur dashurinë e saj për superyllin e PSG-së dhe tani ajo ka zbuluar planet për një tatuazh të ri nëse ai fiton Kupën e Botës së tij të parë në Katar. Duke folur për “Daily Star Sport”, ajo shpjegoi: “Premtimi im është të bëj një super tatuazh dhe do të festoj fitoren në qytetin e Rosarios ku ka lindur Mesi”.

Kortez ka zbuluar më parë se ajo ka aktualisht shtatë tatuazhe kushtuar lojtarit të PSG-së, përfshirë një në zonën intime.

Të ngjashme