Lajme
Mbahet takimi i shtatë për targat, Lajçak jep detaje
Demokracia
21:19 | 07 Prill 2022

Share:

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak ka njoftuar se sot janë takuar delegacionet e të dyja vendeve për të diskutuar për targat.

Lajçak në një postim në rrjetin social “Twitter”, ka shkruar se sot është zhvilluar takimi i shtatë i grupeve punuese, përcjell Demokracia.com

“Ekspertët e Kosovës dhe Serbisë janë takuar sot në Bruksel për takimin e 7-të grupeve punuese për targat. Me afrimin e afatit, është urgjente të arrihet një kompromis për të përmirësuar lirinë e lëvizjes në rajon. Është përgjegjësi e të dyja palëve të bien dakord për një zgjidhje”, ka shkruar Lajçak./Demokracia.com/

Të ngjashme