Lajme
Mbahet pjesa e dytë e Testit të Arritshmërisë, edhe këtë herë u larguan disa nxënës pasi përdoren telefona
Demokracia
17:02 | 28 Qershor 2024

Share:

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka thënë se sot është mbajtur pjesa e dytë e Testit të Arritshmërisë në lëndët matematikë, informatikë, fizikë, kimi dhe biologji.

Sipas MAShTI-it, ngjashëm si herën e parë, edhe sot për shkak të përdorimit të telefonave janë larguar disa nxënës, teksa është bërë e ditur se rezultatet do të publikohen më 8 korrik.

Ky është njoftimi i plotë:

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit njofton se sot është organizuar pjesa e dytë e Testit të Arritshmërisë në lëndët: Matematikë, Informatikë, Fizikë, Kimi dhe Biologji.

Testi i Arritshmërisë është organizuar në 183 qendra të testimit, ku nxënësit janë sistemuar në 1658 salla të testimit.

Në pjesën e parë, nxënësit janë testuar në katër lëndë: Gjuhë amtare, Gjuhë angleze, Histori dhe Gjeografi.

Sipas raporteve të administratorëve, për shkak të përdorimit të telefonave edhe kësaj radhe janë larguar disa nxënës.

MAShTI falënderon të gjithë akterët e përfshirë në procesin e mbarëvajtjes së testit.

Rezultatet e testit do të publikohen më 08.07.2024.

Të ngjashme