Lajme
Mbahet mbledhja e KPK-së, diskutohet për ligjin e ri për Prokurorin e Shtetit
Demokracia
16:46 | 09 Qershor 2023

Share:

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi në takimin e mbajtur me kolegjiumin e kryeprokurorëve të prokurorive të vendit.

Sipas njoftimit, gjatë këtij takimi është diskutuar për zbatimin e ligjit të ri për Prokurorin e Shtetit.

“Me theks të veçantë u diskutua për ndryshimet e reja që janë përfshirë në këtë ligj, i cili tashmë është në fuqi dhe duhet aplikuar nga të gjithë kryeprokurorët dhe nga prokurorët e të gjitha niveleve të prokurorive të vendit”, thuhet në njoftim.

Më tej, në takim u fol edhe për nevojën e vazhdimit të zbatimit të praktikës së unifikuar në të gjitha prokuroritë që do t’i ndihmonte prokurorët për tejkalimin e sfidave.

Të ngjashme