Sport
Mbahet kursi për Licencën D për portierë
Demokracia
14:59 | 02 Prill 2022

Share:

Federata e Futbollit e Kosovës në kuadër të programit ‘Grassroots’, sot në Kampin Nacional në Hajvali, ka filluar me kursin e radhës për Licencën D për portierë.

Në këtë kurs po marrin pjesë 22 kandidatë, të cilët gjatë tre ditëve sa do të zgjasë ky aktivitet, do të ndjekin mësimet teorike dhe praktike nga edukatorët e licencuar Valmir Bytyqi dhe Artan Sadriu.

Kandidatët që e kryejnë me sukses këtë kurs më pas do të kenë mundësi të vazhdojnë edhe me kursin për Licencën C të portierëve. Temat në të cilat do të përqendrohet puna gjatë këtij kursi janë si vijon:

Portieri në futbollin modern & aftësitë e nevojshme; Pozicionimi i portierit; Teknikat bazike të portierit; Referenca të veçanta për ndërtimin dhe hapjen e lojës së sulmit. /Demokracia.com

Të ngjashme