Lajme
Mbahen konsultimet publike për Projekt Rregulloren mbi orarin e punës në sektorin e gastronomisë
Demokracia
21:07 | 17 Nëntor 2022

Share:

Komuna e Prishtinës ka mbajtur sot seancën e parë të konsultimeve publike për Projekt Rregulloren mbi orarin e punës dhe mbrojtjen nga ndotja akustike në sektorin e gastronomisë.

Kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama, është shprehur i kënaqur me këtë takim, sidomos me punën e gurpit punues.

Sipas Ramës, Prishtina do të ketë për herë të parë kushte për bashkëjetesë të shëndetshme mes komunitetit dhe sektorit të gastronomisë.

“U mbajt sot seanca e parë e konsultimeve publike për Projekt Rregulloren mbi orarin e punës dhe mbrojtjen nga ndotja akustike në sektorin e gastronomisë. Për herë të parë në kryeqytet, më në fund do të krijojmë kushte për bashkëjetesë të shëndetshme mes komunitetit dhe këtij sektori, tepër të rëndësishëm për qytetin. Bravo për punën grupit punues” deklaroi Rama.

Kjo nuk është seanca e parë që Komuna e Prishtinës do të realizojë, në kuadër të kësaj Projekt Rregulloreje.

Të ngjashme