Sport
Mba transferohet te Partizani, kjo është shuma që do të fitojë Trepça ‘89
Demokracia
17:12 | 29 Janar 2023

Share:

Partizani i Tiranës e ka gjetur pasuesin e Xhuljano Skukës. “Të Kuqtë” kishin shënjestruar sulmuesin e Trepçës 89′, Christian Mba, i cili ka bërë një edicion të shkëlqyer në kampionatin kosovar.

“Demat” do të paguajnë 180 mijë euro për sulmuesin, i cili do të nënshkruajë një kontratë për 3 vite e gjysmë. Sulmuesi 23-vjeçar ka shkëlqyer gjatë këtij edicioni, teksa ka shënuar 10 gola e ka dhënë 5 asistime në 18 paraqitje, duke qenë lideri i skuadrës.

Stafi teknik i të kuqve ka dhënë pëlqimin për lojtarin. Mba u transferua sezonin e shkuar në Kosovë, ndërsa tashmë ka mundësinë për të bërë një tjetër hap para, teksa Partizani shihet si një trampolinë për të. Të kuqtë morën 1.4 milionë euro nga shitja e Skukës, ndërsa kanë menduar që të investojë një pjesë të shumës tek nigeriani, i cili ka perspektivë dhe drejtuesit shpresojnë të përsërisin suksesin që patën me sulmuesin dibran.

Marrëveshja mes palëve dhe lojtarit është arritur dhe shumë shpejt pritet që lojtari të prezantohet dhe të bashkohet me skuadrën e Partizanit, për të qenë i gatshëm që për ndeshjen e radhës./PanoramaSport

Të ngjashme