Në luftën e Bosnjës morën pjesë edhe disa shqiptarë.
Prej tyre është edhe Halit Mazreku, i cili shërbente si pilot-teknik i helikopterëve në ushtrinë boshnjake.
Gjatë kohës sa Srebrenica ishte prej zonave të izoluara, ai ishte pjesë e ekipit i cili përmes korridoreve ajrore u qonte ndihmë popullatës atje.
Civilëve, këta sa mundën u dolën në ndihmë edhe gjatë ditëve kur po kryhej gjenocidi serb ndaj tyre.
Mazrekaj thotë se ndërhyrja me kohë e ndërkombëtarëve, do të parandalonte këtë krim të kryer ndaj popullit boshnjakë.
Mazreku, piloti kosovar që ndihmoi srebrenicasit e izoluar – 11.07.2021 – Klan Kosova – YouTube