Sport
Mayweather dhe McGregor bien dakord për dy duele, zbulohet edhe shifra marramendëse për fituesin
Demokracia
15:56 | 11 Tetor 2022

Share:

Floyd Mayweather dhe Conor McGregor mund të përballen sërish, dy here. Siç raporton britanikja Sun, boksieri legjendar dhe luftëtari MMA janë në negociata tronditëse në lidhje me një përballje të re përmes dy ndeshjeve të veçanta që do të garantonin të ardhura prej 1.5 miliardë eurosh të pabesueshme.

Skuadrat e Mayweather dhe McGregor janë në negociata dhe po organizohen luftime që do të zhvillohen sipas rregullave të ndryshme.

Njëra sipas rregullave të boksit, dhe tjetra sipas rregullave të MMA.

Njëra luftë do të zhvillohej në Abu Dhabi dhe tjetra në Arabinë Saudite.

Kujtojmë, McGregor dhe Mayweather kanë luftuar një herë më parë, sipas rregullave të boksit, kur Mayweather fitoi me nokaut teknik në raundin e 10-të dhe më pas fituan 500 milionë euro të pabesueshme nga lufta./Demokracia.com/

Të ngjashme