Lajme
Maturantët e shkollës Vuk Karaxhiq defilojnë rrugës në Zveçan që çon te ndërtesa e komunës
Demokracia
17:33 | 12 Qershor 2023

Share:

Semimaturantët e shkollës fillore Vuk Karaxhiq kanë defiluar në rrugët e Zveçanit.

Qytetarët që po protestonin, prindërit dhe mësuesit, i duartrokitën nxënësit e shkollës që ecnin përgjatë rrugës që çonte në ndërtesën komunale në Zveçan, raporton Kosovo-Online.

Për shkak të krizës në veri të Kosovës, mbajtja e ceremonisë së diplomimit ishte në pikëpyetje, por megjithatë siç shkruan kjo gazetë mësuesit ia dolën të organizonin festimet për nxënësit e tyre.

Kujtojmë se pikërisht në Zveçan kishin ndodhur protestat më të dhunshme në veri më 29 maj.

Të ngjashme