Lajme
Matoshi: VV e arriti objektivin e saj, shkatërrimin e klasës së mesme dhe barazinë në fukarallëk
Demokracia
14:17 | 01 Shkurt 2023

Share:

Opinionisti Halil Matoshi, ka thënë se me përcaktimin e vlerës së koeficientit prej 105 eurove, Vetëvendosjes po shkatërron klasën e mesme dhe po barazon në fukarallëk.

Matoshi ka thënë se Ligji i Pagave është barazi në mjerim.

Përndryshe përcaktimi i koeficientit ka nxitur reagime të shumta dhe pakënaqësi tek punëtorët e sektorit publik.

Reagimi i Matoshit:

Ligji i pagave / barazi në mjerim

Keni kërku – shikoni

…e vueni!

1.

Me koeficientin 105 € Lëvizja Vetëvendosje e arrinë objektivin e saj, shkatrrimin e klasës së mesme dhe barazinë në fukarallëk!

Me shkatrrimin e atyne që e mbajnë shtetin në kâmbë, ulët rezistenca. Mbetët turma.

2.

Kthim tek proletariati!

Enverizmi stalinist nuk kishte brina!

Kishte nji egomaniak!

Të ngjashme