Lajme
Matoshi: Videoja e LVV-së u sponsorizua nga idetë e projektuara në Beograd e Nish
Demokracia
18:41 | 03 Tetor 2022

Share:

Gazetari dhe komentatori politik, Halil Matoshi ka reaguar pasi Lëvizja Vetëvendosje publikoi një video të hënën duke i fajësuar të gjithë politikanët për “shkatërrimin e vendit”.

Matoshi, një veprim të partisë në pushtet e ka parë si sponsorizim nga idetë e projektuara në Beograd dhe Nish, që është baza e spiunazhit rus.

Kësisoj, Matoshi teksa e bëri një analogji mes kësaj dhe videos së LVV-së tha se doktrina e Beogradit është që të binden kosovarët se gjatë 20-vjetëve kishte veç shkatërrim.

“Milicitë sekrete serbe dhe ruse e kanë promovu ndër shqiptarë tezën se Kosova shtet âsht e pajetueshme, me elita zhvatëse e kriminale, thjesht shtet i dështuem.

Spoti i Lëvizjës Vetëvendosje sot, âsht i sponsorizuem nga idetë e projektueme në Beograd e Nish (baza e spiunazhit rus) dhe e finansueme me taksat e qytetarëve kosovarë”, shkroi ai në Facebook.

Të ngjashme