Njohësi i çështjeve politike në vend, Halil Matoshi, ka reaguar pasi Lëvizja Vetëvendosje u bë anëtare e medias social “Telegram”.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, analisti politik Halil Matoshi, ka thënë se rrjeta sociale “Telegram” është një platformë e cila është armë e luftës hibride ruse dhe në këtë mënyrë Lëvizja Vetëvendosje u bë edhe pjesë e skemës së shtrirjes së ndikimit rus në rajon, përcjell Demokracia.com.
Postimi i plotë i Matoshit, pa ndërhyrje:
Lëvizja Vetëvendosje (pa)vetëdijshëm në skemat e shtrimjës së ndikimit rus në rajon!???
P.S.
Kjo platformë asht armë e Luftës Hibride ruse!. /Demokracia.com/