Afati qeveritar i masës së qortimit për target ilegale KM ishte paraparë që të skadonte nesër (21 nëntor), megjithatë Policia e Kosovës ka njoftuar ky afat është shtyrë për një ditë, pra masa e gjobave pritet të filloj me 22 nëntor, një ditë pas takimit Kurti – Vuçiq në Bruksel.
Për analistin Halil Matoshi, kjo shtyrje 24 orëshe lidhet me takim e nesërm të kryeministrit të Kosovës dhe Presidentit të Serbisë.
“Po. Shtyrja për 24 orë e gjobave është bërë si “time-out” deri në takimin me Vuçiç-in. Kurti do ta shtyjë afatin por misterioz mbetet fakti pse këtë nuk e bëri kur ia kërkuan amerikanët e po e bën kur po ia kërkojnë Borell e Lajçak!?” tha Matoshi për gazeta Blic.
Shtyrja e afatit të gjobave, për Matoshin nënkupton “shtyrje” të Kurtit në krye të Qeverisë.
“Sidoqoftë, shtyrja e afatit për gjoba nga Kurti do t’i ulë tensionet në veri duke ia zgjatur jetën vetes në krye të Qeverisë, por se nuk e përmirëson pozicionin negociues të Kosovës”, deklaroi Matoshi.