Lajme
Matoshi me shpresa nga Ohri: Këtu jemi pajtuar me maqedonasit, këtu mund të pajtohemi edhe me serbët
Demokracia
19:52 | 17 Mars 2023

Share:

Analisti Halil Matoshi, nga qyteti i Ohrit, ka komentuar takimin që pritet të mbahet nesër mes Albin Kurtit, kryeministër i Kosovës dhe Aleksandar Vuqiçit, president i Serbisë.

Me anë të një statusi në Facebook, Matoshi ka thënë se Ohri është një ogur i mirë për paqe.

Tutje, ka thënë se në këtë qytet janë pajtuar shqiptarët me maqedonët, dhe se këtu mund të pajtohen edhe me serbët.

“Ohri âsht ogur i mirë për paqe.

Këtu janë pajtu maqedonët me shqyptarë (2001) e munet me ndodh fillimi i fundit të anmiqsive mes shqyptarëvet e serbëve”, ka shkruar Matoshi.

 

Të ngjashme