Lajme
Matoshi lavdëron Konjufcën: E ka kuptuar hilen e VV-së që po kërkon hakmarrje politike
Demokracia
18:04 | 07 Korrik 2022

Share:

Analisti Halil Matoshi ka lavdëruar kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili sot doli kundër partisë dhe nuk e votoi Byronë e Konfiskimit të Pasurisë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Konjufca e ka kuptuar hilen e VV-së, që po kërkon hakmarrje politike përmes mekanizmave të shtetit.

“Lavdatë për Glauk Konjufcën! Glauk Konjufca e ka kuptuar hilen e VV, që po kërkon hakmarrje politike përmes mekanizmave të shtetit. Konjufca e mbrojti shtetin ligjor kundrejt nji ligji antishtet! P. S. Mas Komisionit të Venedikut që is çkokloi Ligjin Albulena Haxhiut, këtë e bâni edhe Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, që po ngritët mbi ideologjinë partiake në mbrojtje të shtetit! Opozita duhet me ia bâ të qartë shumicës në pushtet, se nëse votohet Byroja Shtetnore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasunisë, pushtetit nuk kanë me iu votu Marrëveshjet Ndërkomvëtare! Ku âsht mekanizmi i fundit me i thanë NDAL Partisë-shtet!”, ka shkruar Matoshi.

Glauk Konjufca kundër partisë, nuk voton për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë

Të ngjashme
Lajme • 20 Prill 2025