Deputeti i VV-së, Sali Zyba, përmes një reagimi në Facebook ka vendosur një paralele ndërmjet deklaratave të analistit, Halil Matoshi, dhe presidentit serb Vuçiq.
I ashpër në përgjigje ka qenë vetë Matoshi.
Matoshi e quan Zybën “milic i Dejona Mihalit’ dhe thekson se i njëjti do t’iu thotë kosovarëve se Matoshi është me Vuçiqin.
“Milici i Dejona Mihalit dhe shegerti trushplamë i Albin Kurtit, nga taborri i milicisë së moralit fetar e kinsepatriotik, Sali Zyba, po do me u thânë kosovarëve se Halil Matoshi âsht me Vučić-in!Unë vazhdoj me menu që roli i liderit shtetnor (prej Princit të Machiavellit e deri në ditët tona) âsht me u ballafaqu me kundërstarin, me marrë vendime të shtira é me nxjerrë ma të mirën për popullin dhe Atdheun e tina, e jo të shmanget tue vú vendin në pozitë fajtori, (në pozitë të keqe para Fuqive të Mëdha) ngase dialogu me Rezolutë të Kuvenit, ku ulet Zyba âsht shpallun saherë interes shtetnor i Kosovës” shrkuan Matoshi në Facebook.
Ai tutje thotë se Zyba dhe partia e tij këtë model të etiketimit dhe fabrikimit të armiqve e kanë marrë nga një kombinim fatal i stalinizmit enverist e zhdanovizmi titist.
Matoshi e mbyll reagimin duke iu drejtuar Zybës ” Pushka top t’u baftë, shoku milic”
“Zyba e milicët si ai, harrojnë se brezi jèm i ka dalë përballë fashizmit të diktatorit Milošević që në lindje të tij, që kishte shumë armë e shumë forma ndjekje e torture, pa na u trèm syni, e lëje ma të trembemi para nji kaste idiotësh të dobishëm të Kurtit” thuhet në reagimin e Matoshit.
Reagimi i plotë:
Zyba në rolin e milicit të mendimit!
1.
Milici i Dejona Mihalit dhe shegerti trushplamë i Albin Kurtit, nga taborri i…Posted by Halil Matoshi on Friday, June 28, 2024