Lajme
Matoshi e fyeu Mirenën, por e “gozhdojnë” komentuesit: “A ta ka shkru Dejona”, “hajnesh”, “je për It’s my Home”
Demokracia
09:07 | 02 Mars 2024

Share:

Deputetja e VV-së, Adriana Matoshi, mbrëmë vonë sërish është marrë me gazetarin Ilir Mirena.

Deputetja e partisë në pushtet ka fyer gazetarin, duke përdoru gjuhë të ulët ndaj tij.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo e ka quajtur Mirenën “krane e xhehenemit”.

Por, statusi i saj i është kthyer bumerang.

Deputetja e VV-së ka marrë shumë komete negative në statusin e saj, të cilat kanë kaluar edhe në fyer.

Shuma nga komentuesit e kanë pyetur deputeten Matoshi se a ia ka shkruar statusin Dejona Mihali.

Disa të tjerë e kanë quajtur hajdute, ndërsa ka pasur edhe prej tyre që i kanë treguar se për cilin emision televiziv është ajo.

Të enjten, gazeta Nacionale ka siguruar një komunikimi në mes të deputetes së VV-së, Adriana Matoshi me koordinatores komiteteve në VV, Dejona Mihali, ku vërtetohet ndikimin e madh që kjo e fundit ka te deputetët e partisë në pushtet.

Mesazhet e kapura nga gazeta Nacionalin flasin për udhëzimet që deputetja Matoshi merr nga Mihali për të sulmuar në rrjete sociale gazetarin Ilir Mirena.

Madje, koordinatorja i tregon përfaqësueses së populli edhe kohen se kur duhet ta bëj postimin kundër gazetarit.

Të ngjashme