Lajme
Matoshi: Albin Kurti i shpall luftë kapitalizmit
Demokracia
16:33 | 10 Tetor 2022

Share:

Analisti Halil Matoshi ka reaguar pas videos të LVV-së me anë të cilës akuzohen ish-qeveritarët e familjarët e tyre, politikanët e biznesmenët e njohur për keqpërdorime me terminalet doganore.

Matoshi tha se më këtë po paralajmërohet shtetëzimi i kompanive private.

“A e patë videon e fundit të Vetëvendosjes? Nuk është bërë në Kore të Veriut. Paralajmërohet shtetëzimi i kompanive private. Pronarët (kullakët) në burg”, shkroi ai.

Vetëvendosje thekson se në Kosovë shumica e terminaleve kanë qenë në pronësi private të lidhura ngushtë me politikën.

Postimi i plotë i Matoshit:

Albin Kurti i shpall luftë kapitalizmit

A e patë videon e fundit të Vetëvendosjës?

Nuk është bërë në Kore të Veriut.

Paralajmërohet shtetëzimi i kompanive private.

Pronarët (kullakët) në burg!

Ndonëse Zyra Doganore në Portin e Durrësit është hapur më 15 janar 2019, e meritore është Qeveria shqiptare, kēta e heshtin, e përvetësojnë si mjet lufte kundër rivalëve politik, në duar të Revolucionit, pa e përmend fare tokën shqiptare.

Simas videos del se Kosova ka deti!

Në këtë propagandë histerike e të frikshme i shpalket luftë familjës pronës dhe shtetit.

E rikthejnë idenë e kolektivizmit.

Kolhozet sovjetike.

Në këtë ndjekje shtrigash, ata nuk i harrojnë pa i përmend edhe pronarët e magjes nga e cila u ushqyen, Devollët!

Paçka se vet Albin Kurti e pranoi këto ditë se kanë marrë para nga ta, në fushatë zgjedgore!?

Spastrimi stalinist nuk i falë as miqtë më të mirë!

Të ngjashme