Mbrëmja e së martës në Big Brtoher VIP Albania ka nisur me shumë tensione.

Pjesë e bisedës ka qenë debati i madh i javës, i cili u shkaktua nga prishja e lojës që Luizi ia kishte bërë Kiarës.

Ai e kishte mbështetur atë pas dy lavamanëve në banjë dhe nuk e lejonte të largohej, gjersa Kiara mundohej të bënte rezistencë për të mos i folur pasi e tillë ishte loja.

Kiara ishte detyruar ta ndërpriste lojën dhe t’i fliste Luizit, ndërsa si rrjedhojë Ermiona (së cilës i ishte ngarkuar misioni që të bindte vajzat të injoronin djemtë), humbi mundësinë për të marrë befasi vizitën e vajzës dhe shkroi direkt në nominim.

Nga opinionistët dhe banorët e shtëpisë, Luizi është ‘kryqëzuar’ dhe gjykuar mbrëmjen e së martës, ku disa e kanë quajtur “maskilist” dhe “ushtrues dhune”.

Lidhur me rastin në fjalë, vëllai i madh ka marrë një vendim të cilin e ka futur në një zarf të zi dhe do t’ua komunikojë banorëve – e që sigurisht do të jetë një dënim.

 

 

 

 

Loaded: 64.05%

Remaining Time 1:18
×