Krahu i djathtë i Vjosa Osmanit, Haxhi Avdyli, ka folur për zhvillimet e fundit që po ndodhin në “Listën Guxo”.
Me anë të një shkrimi në Facebook, Avdyli ka thënë se shumë aktivistë të LDK-së dhe jo vetëm u bashkuan rreth binomit të ndryshimit me 14 shkurt.
Ai tutje thekson se ata të cilët nuk arritën postet e dëshiruara nuk mund të thirren në emër të kapitalit të politik Vjosa Osmanit e Listës Guxo duke përmendur këtu personat nga dega e Ferizajt.
“Ne falënderojmë secilin qytetarë për kontributin në 1 muaj fushatë zgjedhore. Por duhet kuptuar që bashkimi ynë ishte për kauza e idealin e ndryshimit të gjendjes e jo vazhdim metodave PANiste të Qeverisjes. Ata të cilët që pas 1 muaj fushate zgjedhore smundën ti marrin postet e zëvendës ministrit, smund të flasin as të thirren në emër të kapitalit të politik Vjosa Osmanit e Listës Guxo”, ka shkruar ai.
Tutje Avdyli ka treguar edhe se çfarë po ndodh saktësisht në degën e Ferizajt.
“Marrëveshja me PDK për të dëmtuar frymen e ndryshimit LVV Guxo që po qarkullon në opinion në Ferizaj mund ta bëjnë të vetëshpallurit kryetar apo koordinator por smund ta bëjnë asesi duke u thirrur në emër të frymës ndryshimit të 14 shkurtit që ka sublimuar nga binomi Osmani Kurti. Maska shumë shpejtë do bien se kush po don ndryshim të gjendjes se keqe e kush ringjallje të keqeverisjes së PAN -it”, ka thënë ai.
Më poshtë shkrimi i tij: