Lifestyle
Maska me produkte shtëpiake që do të ju kthejnë shkëlqimin e lëkurës
Demokracia
15:32 | 20 Shkurt 2021

Share:

Lëkura jonë, pavarësisht kremave dhe preparative të ndryshme që përdorim, ka nevojë për trajtime më intensive, që preferohet të bëhen disa herë gjatë javës.

Pavarësisht që shumë nga këto trajtime këshillohet të bëhen te specialisti, ka edhe shumë versione të cilat mund t’i bëni me produkte të cilat gjenden në kuzhinën tuaj

Maska me avocado

¼ e një avokado të pjekur mirë

1 lugë e mesme mjaltë

Avokadon e cila është zbutur e qërojmë me lehtësi dhe e largojmë farën.

E prejmë në katër pjesë dhe një prej tyre e hedhim në një enë.

I shtojmë mjaltin dhe përziejmë deri sa të bëhet një masë e njëtrajtshme.

Me këtë masë e lyejmë fytyrën deri sa bëhet një shtresë e trashë dhe e lëmë për 15 deri 20 minuta.

E shpërlajmë me ujë të ngrohtë dhe në fund e lyejmë fytyrën me kremën hidrante.

 

Maskë me vaj ulliri dhe argjilë kozmetike

1 lugë të madhe vaj ulliri

1 lugë çaji argjilë kozmetike

Vajin e ullirit e përziejmë në një enë me argjilën e cila është në gjendje pluhuri.

Pasi krijohet maksa e hapim nëpër lëkurë dhe lëmë derisa thahet, rreth 10 minuta.

E shpërlajmë me ujë të ngrohtë dhe e lyejmë lëkurën me ndonjë krem intensive

 

Skrub me mjaltë dhe kanellë

1 lugë e madhe kanellë

1 lugë e mesme mjaltë

Mjalti dhe kanella përzihen në një enë së bashku.

E lagim fytyrën pak dhe me masën e bërë gati e shtrijmë ngadalë nëpër fytyrë, duke bërë lëvizje të lehtë rrethore.

Grimcat e pluhurit të kanellës do të ndihmojnë të hiqni qelizat e vdekura nga lëkura, mbyll poret duke e bërë lëkurën të duket më e freskët dhe e hidratuar./Demokracia.com

 

Të ngjashme