Sport
“Masi po lypni analizë, kom me ju ngi analizë” – Munishi paralajmëron rikthim të shpejtë në emisionin për “Euro2020”
Demokracia
18:22 | 15 Qershor 2021

Share:

Trajneri i mirënjohur kosovar që po drejton Gjilanin, Ismet Munishi duket se ka përfunduar pushimet me familjen e tij.

Munishi në llogarinë e tij në Facebook, ka paralajmëruar se do t’i rikthehet shumë shpejtë emisionit sportiv në ATV për të analizuar ndeshjet e Kampionatit Evropian “Euro2020”, shkruan Demokracia.com.

“Masi po lypni analizë, kom me ju ngi analizë Granit Begolli & I.M shumë shpejt. Edhe ju disa që po kritikoni nuk jeni larg me këta që bile e dimë që sdinë. Perveq atyne që direkt jonë të implikum në futboll mrena vijave, ju tjerët mos rrehni gjyks, sepse i dini do sene deri dikun, jo krejt”, ka shkruar Munishi në rrjetin social.

Në mediat kosovare është kritikuar shumë së fundmi mysafirët që po ftohen për të diskutuar në lidhje me ndeshjet e “Euro2020”.

Ismet Munishi është mysafir i rregullt në emisionin sportiv “Ekipi A” në televisionin ATV. /Demokracia.com

Të ngjashme