Lajme
Mashtruesi ua mori mbi 30 mijë euro në këmbim për të përfituar grante nga ministria
Demokracia
09:20 | 11 Prill 2022
Ilustrim

Share:

Tre personat që ishin pre e mashtrimit kanë deklaruar në polici se një person u kishte marrë para në këmbim të përfitimit të granteve.

Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se rasti ka ndodhur në Graqanicë, përcjell Demokracia.com.

“MASHTRIM- Graqanicë 25.11.2022 – NN. Tre ankuesë meshkuj kosovarë kanë informuar se janë mashtruar nga i dyshuari mashkull kosovar, i cili u kishte marr para në këmbim që ata të përfitonin grante nga një ministri e Republikës së Kosovës. Vlera e pareve të marra nga i dyshuari, është mbi 30 mijë euro”, thuhet në raportin e policisë.

Më tej thuhet se i dyshuari gjendet në arrati, ndërsa rasti është duke u hetuar.

Raportohet se i dyshuari u kishte premtuar grante të ndryshme nga Ministria për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, duke pretenduar se kishte lidhje me këtë ministri.

Të ngjashme