Lajme
Mashtruan për vizë gjermane dhe ia marrin 1500 euro, Policia arreston dy të dyshuar
Demokracia
10:18 | 25 Shkurt 2023
Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar dy të dyshuar, pasi të njëjtit në bashkëpunim edhe me dy të dyshuar tjerë kanë mashtruar një person me premtimin se do t’i siguronin termin për vizë në ambasadën gjermane ku i njëjti kishte paguar 1500 euro.

Përmes raportit 24 orësh Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur më 11 janar 2023 në Podujevë.

MASHTRIM/Rr. Zahir Pajaziti, Podujevë 11.01.2023-12:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit në bashkëpunim edhe me dy të dyshuar meshkuj kosovarë, kanë mashtruar viktimën mashkull kosovar me premtimin se do t’i siguronin termin për vizë në ambasadën gjermane ku i njëjti kishte paguar 1500 €”, thuhet në raportin e PK-së.

Me vendim të prokurorit dy të dyshuar dërgohen në mbajtje, ndërsa dy të dyshuarit tjerë lirohen në procedurë të rregullt./Demokracia.com

Të ngjashme