Lajme
Mashtrohet një grua në Prishtinë, një person ia keqpërdor 20 mijë euro për blerje online
Demokracia
10:29 | 20 Maj 2022

Share:

Një grua në Prishtinë është mashtruar dy ditë më parë. Ajo ka njoftuar se një person i panjohur, nga llogaria e saj bankare ka keqpërdorur rreth 20.000 euro duke kryer blerje online.

Në raportin e Policisë bëhet e ditur se me 18 maj, ankuesja femër kosovare ka njoftuar se është mashtruar nga një person i panjohur, i cili nga llogaria e saj bankare ka keqpërdorur rreth 20.000 euro duke kryer blerje online.

Rasti duke u hetuar nga njësitë relevante.

Nuk raportohet për të arrestuar.

Të ngjashme