Lajme
Mashtrimi me të dhënat personale, Shoqata e Bankave ka disa këshilla për qytetarët
Demokracia
12:34 | 14 Qershor 2022

Share:

Shoqata e Bankave ka ngritur alarmin për mashtrimin me të dhënat personale financiare që po ndodhin kohëve të fundit. Kjo shoqata ka kërkuar nga qytetarët që të kenë kujdes.

 Kohëve të fundit në Kosovë dhe rajon janë rritur rastet e mashtrimeve, ku keqbërësit paraqiten si punonjës të bankave dhe përmes telefonit apo komunikimeve tjera elektronike mashtrojnë qytetarët duke ju marrë informacionet e ndjeshme bankare dhe duke i shkaktuar dëme financiare.

“Bankat aplikojnë standardet dhe praktikat më të mira të sigurisë për të parandaluar keqpërdorimin e kanaleve elektronike nga keqbërësit. Njëherit, bankat në vazhdimësi udhëzojnë klientët e vet lidhur me masat mbrojtëse të sigurisë që duhet t’i marrin parasysh me rastin e përdorimit të shërbimeve elektronike bankare, me qëllim të parandalimit të mashtrimeve të ndryshme. Në vijim janë disa udhëzime për të mbrojtur informacionet tuaja bankare”, thuhet në ketë njoftim.

  • Asnjëherë mos e shpërndani fjalëkalimin apo informacionet tjera personale me të tjerët;
  • Bankat asnjëherë nuk kërkojnë fjalëkalimin/paswordin apo kodin sekret (PIN) të kartelës tuaj bankare;
  • Mos hapni asnjëherë dokument të bashkangjitur (attachment) dhe mos klikoni në linkun nga dërgues të panjohur;
  • Mos telefononi në ndonjë numër që gjendet brenda emailit të dyshimtë;
  • Emailin e dyshimtë e fshini nga inboksi juaj;
  • Vëmendje e shtuar me rastin e blerjeve online, kur kërkohet shpalosja e informacioneve të kartelës tuaj bankare;
  • Përdorni softuer antivirus të përditësuar për të mbrojtur kompjuterin tuaj;
  • Rregullisht, sigurohuni që sistemi operativ në të gjitha pajisjet tuaja (PC, Laptop, smartphone) të jetë i azhuruar me përditësimet e fundit;
  • Mashtruesit mund të ju kërkojnë që edhe të instaloni aplikacione kinse për të ju përkrahur në pagesa të caktuara (çdo herë duke u paraqitur kinse janë kompani të kontraktuara të bankave) dhe instalimi i këtij aplikacioni do i’u mundësoj mashtruesve që të kenë qasje të plotë në paisjen tuaj qoftë PC, Laptop apo edhe Smartphone, andaj asnjëherë mos ju besoni këtyre thirrjeve.

Të ngjashme