Lajme
MASHTI tregon se si u zhvillua pjesa e parë e Testit të Arritshmërisë
Demokracia
18:04 | 04 Qershor 2022

Share:

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka konfirmuar se mbi 24 mijë nxënës i janë nënshtruar sot pjesës së parë të Testit të Arritshmërisë.

MASHTI përmes një komunikate për media, ka thënë se sipas raporteve të parë, testi ka filluar me kohë sipas planifikimit, me përjashtim të dy qendrave në Ferizaj dhe Lipjan, përcjell Demokracia.com.

“Sipas raporteve të para të para nga komunat, testi ka filluar me kohë sipas planifikimit dhe përgatitjeve paraprake, me përjashtim të dy qendrave në Ferizaj dhe Lipjan, ku si pasojë e vonesave të administratuesve, testi ka filluar me pak vonesë”, thuhet në njoftimin e MAHTI.

Komunikata e plotë:

Mbi 24 mijë nxënës i janë nënshtruar sot pjesë së parë të Testit të Arritshmërisë

Për nxënësit e klasëve të nënta është organizuar sot pjesa e parë e testit të Arritshmërisë, me ç’rast mbi 24 mijë nxënës i janë nënshtruar këtij testi në 176 Qendra të Testimit, ku të angazhuar për mbarëvajtje procesit kanë qenë rreth 1600 administrues.

Sipas raporteve të para të para nga komunat, testi ka filluar me kohë sipas planifikimit dhe përgatitjeve paraprake, me përjashtim të dy qendrave në Ferizaj dhe Lipjan, ku si pasojë e vonesave të administratuesve, testi ka filluar me pak vonesë.

Divizioni për Vlerësim, Standarde dhe Monitorim i MAShTI, bazuar në raportet e komisionerëve dhe informatata të mbledhura do të analizojë gjithë procesin e testimit dhe pas vlerësimit të përgjithshëm do të vendoset për hapat që do të ndërmirren në vazhdim sa i përket pjesës së parë të Testit të Arritshmërisë.

Në pjesën e parë, nxënësit janë testuar në katër lëndë: Gjuhë amtare, Gjuhë angleze, Histori dhe Gjeografi, ndërsa pjesa e dytë e testit do të mbahet më 14 qershor 2022./Demokracia.com/

Të ngjashme