Barazia
MASHTI ndanë bursa për nxënësit e komuniteteve ashkali, rom dhe egjiptian
Demokracia
12:44 | 30 Nëntor 2021

Share:

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), ka publikuar listën e përfituesve të bursave për nxënësit e shkollave të mesme të larta për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian.

Në njoftimin e MASHTI-t thuhet se në këtë thirrje, kanë aplikuar gjithsej 543 nxënës, ndërsa Komisioni vlerësues i MASHTI-t ka konstatuar se 500 prej tyre i kanë përmbushur kriteret e kërkuara të thirrjes dhe janë përfitues/e të kësaj mbështetje financiare në vlerë prej 300 euro për vit mësimor, përcjell Demokracia.com.

“Nga numri i përgjithshëm i përfitueseve 247 prej tyre janë vajza, dhe 253 janë djem të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian. Ndaj këtij vendimi mund të parashtrohet ankesë te Komisioni për ankesa në MAShTI në afat prej 3 ditësh nga dita e publikimit të listës së përfitueseve”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

500 NXËNËS TË SHKOLLAVE TË MESME TË LARTA TË KOMUNITETEVE ROM, ASHKALI DHE EGJIPTIAN KANË PËRFITUAR BURSA NGA MASHTI

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), ka publikuar sot listën e përfitueseve të bursave për nxënësit e shkollave të mesme të larta për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian për vitin shkollor 2021/2022.

Në këtë thirrje, kanë aplikuar gjithsej 543 nxënës, ndërsa Komisioni vlerësues i MAShTI-t ka konstatuar se 500 prej tyre i kanë përmbushur kriteret e kërkuara të thirrjes dhe janë përfitues/e të kësaj mbështetje financiare në vlerë prej 300 euro për vit mësimor.

Nga numri i përgjithshëm i përfitueseve 247 prej tyre janë vajza, dhe 253 janë djem të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian.

Ndaj këtij vendimi mund të parashtrohet ankesë te Komisioni për ankesa në MAShTI në afat prej 3 ditësh nga dita e publikimit të listës së përfitueseve.

Lista e përfitueseve të bursave për nxënësit e shkollave të mesme të larta për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian për vitin shkollor 2021/2022:

LISTA E PLOTË/Demokracia.com/

Të ngjashme
Lajme • 29 Mars 2024