Lajme
MASHTI i reagon kardiologut Bajraktari: Komunikimi me SCOPUS u bë nga ne
Demokracia
21:33 | 15 Shtator 2022

Share:

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka reaguar pas deklaratës së kardiologut Gani Bajraktari, se ai punoi për njohjen e Kosovës nga platforma SCOPUS.

MASHT përmes një komunikate për media, ka thënë se ka filluar komunikimin zyrtar me platformën që në muajin mars të këtij viti.

“Komunikimi për anëtarësim në platformën Scopus, është bërë përmes zyrtarëve të MASHTI-t dhe ndihmës së partnerëve, të cilët zyrtarisht, më datën 14 shtator 2022 kanë konfirmuar njohjen e Kosovës nga Scopus duke na dërguar edhe argumente për këtë”, thuhet tutje në komunikatën e Ministrisë.

Ndryshe, sot Bajraktari i reagoi ministres Nagavci, kjo e fundit tha se platforma shkencore SCOPUS njohu Kosovën pas angazhimit të saj.

Bajraktari në Facebook ka thënë se Nagavci personalisht, e as ministria, nuk kanë meritë për këtë.

“Une e bera kete per qefin tim dhe per hater te shtetit tim, dhe nuk dua asnje merite per kete, anipse jam kontributdhenesi me i cituar ne kete platforme nga Kosova, dhe ti e as para-ardhesit tu nuk moret kurajon te me emeronit ne asnje nga Komisionet shteterore per shkence (sepse nuk kam rreshtim politik, gjeja me e padomosdoshme per nje shkencetar)!”, ka thënë tutje ai.

LEXO EDHE:

Kardiologu i reagon Nagavcit: S’ke asnjë meritë për njohjen nga SCOPUS, këtë punë e kreva unë

Të ngjashme