Lajme
MASH thirrje nxënësve e mësimdhënësve që të respektojnë masat mbrojtëse ndaj COVID-19
Demokracia
12:20 | 23 Shkurt 2021

Share:

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) iu ka  bërë thirrje të gjithë akterëve në sistemin arsimor që të vazhdojnë të respektojnë masat kundër pandemisë COVID-19.

Përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook, MASH-i  kërkon nga studentët, mësimdhënësit, menaxhmentet e universiteteve dhe fakulteteve, si dhe kolegjeve për respektimin strikt të masave parandaluese ndaj pandemisë.

“Mësimdhënësit, nxënësit, prindërit dhe menaxhmenti i shkollave duhet të kenë kujdes të vazhdueshëm në respektimin e distancës, higjienës dhe bartjes së maskës”, thuhet në njoftim.

MASH, po ashtu, kërkon nga institucionet e arsimit në të gjitha nivelet që të ndërmarrin masa parandaluese dhe mbrojtëse sipas rekomandimeve të IKSHPK-së dhe MSH-së, shkruan Demokracia.com.

Më poshtë gjeni postimin e plotë pa ndërhyrje:

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh) iu bën thirrje të gjithë akterëve të përfshirë në sistemin arsimor që të vazhdojnë të respektojnë masat kundër pandemisë COVID-19, në mënyrë që mësimi të vazhdojë të zhvillohet sipas skenarit A, pra me prezencë në shkollë.

Mësimdhënësit, nxënësit, prindërit dhe menaxhmenti i shkollave duhet të kenë kujdes të vazhdueshëm në respektimin e distancës, higjienës dhe bartjes së maskës.

Po ashtu, MASh kërkon nga studentët, mësimdhënësit, menaxhmentet e universiteteve dhe fakulteteve, si dhe kolegjeve për respektimin strikt të masave parandaluese ndaj pandemisë.

MASh, po ashtu, kërkon nga institucionet e arsimit në të gjitha nivelet që të ndëmarrin masa parandaluese dhe mbrojtëse sipas rekomandimeve të IKShPK-së dhe MSh-së./Demokracia.com/

 

https://www.facebook.com/mashti.ks/posts/1691426577727836

 

 

Të ngjashme