Lajme
Masat e reja, Trafiku Urban del me një njoftim për orarin e qarkullimit
Demokracia
15:34 | 22 Janar 2022
Ilustrim

Share:

Trafiku Urban në Prishrinë ka njoftuar se do të ketë reduktim të orarit të qarkullimit të autobusëve si pasojë e masave të fundit të qeverisë kundër pandemisë COVID-19.

Në njoftim thuhet se nga data 22 janar deri më 4 shkurt 2022 autobusët e linjave të Trafikut Urban do të qarkullojnë deri në 21:30 kur bëhet edhe nisja e fundit, përcjell Demokraica.com

“Njoftim për reduktimin e orarit të qarkullimit të autobusëve! Në bazë të vendimit të fundit të Qeverisë të datës 21.01.2022 lidhur me masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 ju njoftojmë se se nga data 22 janar 2022 deri më 4 shkurt 2022, kufizohet qarkullimi i qytetarëve nga ora 22:00 deri në ora 05:00 dhe nisja e fundit do të realizohet në ora 21:30”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Njoftim për reduktimin e orarit të qarkullimit të autobusëve!

Në bazë të vendimit të fundit të Qeverisë të datës 21.01.2022 lidhur me masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 ju njoftojmë se se nga data 22 janar 2022 deri më 4 shkurt 2022, kufizohet qarkullimi i qytetarëve nga ora 22:00 deri në ora 05:00 dhe nisja e fundit do të realizohet në ora 21:30.

Kërkojmë mirëkuptimin e juaj sepse jemi të obliguar ti zbatojmë këto masa të cilat kërkojmē ti zbatoni edhe ju sipas pikës së vendimit:

J. [Transporti publik dhe ndërkombëtar]

55. Ndalohet hyrja në mjetet e transportit publik dhe ndërkombëtar pa maskë.

56. Operatorët e transportit rrugor të udhëtareve lejohen të punojnë duke shfrytëzuar 50% të kapacitetit të ulëseve.

58. Stafi dhe pasagjerët e transportit publik duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e cekura ne pikat: 26.1 & 26.2.

26.1 Certifikatën e vaksinimit me së paku dy doza ose një dozë të vaksinës Janssen kundër COVID-19;

26.2 Personat me dëshmi mjekësore nga mjeku specialist i fushës përkatëse se kanë kundërindikacione dhe janë të liruar nga vaksinimi, duhet të paraqesin testin RT-PCR për COVID-19, jo më të vjetër se 48 orë;

Vendose maskën për ta mbrojtur vetën dhe të tjerët!

Për më shumë sqarime, kontaktoni Qendrën e Thirrjeve përmes telefonave në dispozicion apo aplikacionit Viber: 045 10 11 22; 045 10 11 23; 045 10 11 28 /Demokracia.com/

Të ngjashme