Sport
Masat e reja nga qeveria ndryshojnë planin e FFK-së: Kuvendi i Rregullt i Punës mbahet online
Demokracia
16:19 | 06 Prill 2021

Share:

Qeveria e Kosovës përkatësisht Ministria e Shëndetësisë solli disa masa të reja në luftë kundër përhapjes së pandemisë CVID-19, shkruan Demokracia.com.

Nga e mërkura në vendin tonë do të hyjë në fuqi edhe ora policore nga ora 22:00 – 05:00. Kjo ka bërë që planetë FFK-së për mbajtje të Kuvendit të Punës të ndryshojnë.

“Federata e Futbollit e Kosovës do ta mbajë Kuvendin e Rregullt të Punës, të enjten më 8 prill në orën 17:00.

Përkundër përgatitjeve të plota dhe dëshirës së FFK-së që punimet e Kuvendit të mbahen me prezencë fizike, duke u bazuar në vendimin e fundit të Qeverisë për masat e reja anti-Covid19,  punimet e Kuvendit do të mbahen në formën online”, njofton FFK. /Demokracia.com

Të ngjashme