Lajme
Masat e reja: Në këto raste s’keni nevojë të mbani maskën
Demokracia
15:48 | 05 Prill 2021

Share:

Qeveria e Kosovës është mbledhur në ora 15:00 për të marr vendim lidhur me vendosjen e masave të reja për shkak të pandemisë COVID-19.

Demokracia.com ka siguruar vendimin dhe të gjitha masat që Qeveria i ka marr për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Sipas vendimit të qeverisë, maska do të vazhdojë të jetë e obligueshme përveç në disa raste.

“Bartja e maskës duke mbuluar hundën dhe gojën është obligative në të gjitha rastet përveç:

Gjatë ngasjes së automjetit vetëm apo me anëtarët e ngushtë të familjes;

Gjatë vrapit dhe çiklimit;

Gjatë ecjeve jashtë zonave të banuara dhe jo në grupe me më shumë se 4 persona të të njëjtës familje”, thuhet në vendimin e qeverisë./Demokracia.com/

 

 

Të ngjashme